Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Je gati të flijohesh për Berishën!”, Përplasje mes Koçit dhe Vokshit në Komisionin Hetimor të Sterilizimit

schedule12:05 - 13 Nëntor, 2024

schedule 12:05 - 13 Nëntor, 2024

Vijojnë debatet mes deputetëve në Komisionin Hetimor të Sterilizimit. Deputeti i PS, Petro Koçi dhe kryetarja e Komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check-Up, Albana Vokshi, janë përplasur gjatë mbledhjes së sotme.

Koçi: Je gati të flijohesh edhe biologjikisht për Sali Berishën.

Vokshi: Aq shumë e kini frikë. Është denoncuesi më i madhe i korrupsionit në shëndetësi. Ju thoni mos përgojoni Vilma Nushin. Ju thoni mbroni Vilma Nushin.



Koçi: Me Berishën jam gati të matem në çdo institucion të drejtësisë dhe çdo njeri të tij.

Vokshi: Sakrifikohem për të drejtat e atyre pacientëve.

Koçi: Ik vish bluzën.

Vokshi: Për këto sakrifikohem unë dhe të tjerët që nuk janë këtu. Për të demaskuar korrupsionin që ju e mbroni. Të siguroj ty Petro nënkryetari dhe Edi Ramës, nuk do gëzojë Rama as Vilma Nushi dhe kushdo që ka futur duart në paratë e shëndetësisë nuk do gëzojë asnjë qindarkë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!