“Je e shëndoshë”, modelen plus-size nuk e lejojnë të hipë në avion

schedule11:47 - 25 Nëntor, 2022

schedule 11:47 - 25 Nëntor, 2022

Një modele plus-size iu ndalua të hipte në avion për shkakun e peshës së saj. Modelja kishte zgjedhur të kthehej në vendlindjen e saj Brazil, me linjën ajrore Qatar Airways. Influencuesja e mediave sociale, Juliana Nehme, 38 vjeç, ka akuzuar tani kompaninë ajrore të Lindjes së Mesme për diskriminim ndaj saj për shkak të madhësisë së saj.

Në një postim për 118,000 ndjekësit e saj në Instagram, Juliana tha se nuk u lejua të hipte në fluturimin e saj nga Bejruti në Doha më 22 nëntor. Ajo kishte qenë me pushime në Liban me familjen e saj dhe kishte mbërritur në vend përmes Air France pa probleme, u tha ajo ndjekësve të saj.

Juliana tha se Qatar Airways nuk do ti kompesonte asaj 830 £ që kishte paguar për biletën e saj. Në vend të kësaj, linja ajrore tha se ajo duhej të blinte një biletë të klasit të parë – e cila ka vende më të mëdha – për 2,480 £. Juliana u shpreh në rrjetet sociale: ‘Po më mohojnë të drejtën për të udhëtuar… Jam e dëshpëruar, më ndihmoni, nuk duan që unë të hipi në avion sepse jam e shëndoshë’.

Influencerja e cila po udhëtonte me mamanë, motren dhe nipin e saj përfundoi duke qëndruar në Liban me nënën e saj, ndërsa motra dhe nipi i saj u kthyen në shtëpi. Ajo u tha ndjekësve të saj: ‘Sa turp për një kompani si Katari të lejojë këtë lloj diskriminimi ndaj njerëzve! Unë jam e shëndoshë, por jam si gjithë të tjerët!’ Gjatë raportimit, Juliana mbeti në Liban në pamundësi për t’u kthyer në shtëpi./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!