Bilbili në seancë plenare ka shkaktuar debat por edhe të qeshura në sallë mes deputetëve Brace e Spaho.
Socialisti Braçe, tha se Edmond Spaho ka thyer rekord gines si personi që i ka fryrë bilbit më shumë në seancë, deklaratë që u pasua me të qeshura në seancë.
‘Ke 4 orë e 16 minuta që u torturua. I fryn bilbilit sa edhe një fyell rënës nuk do të kishte fuqi ti binte. Është rekord guines,. Do i mbetet emri aty, në një pllakatë në kuvend. Me fuqinë që ka Spaho do të vazhdojë që t’i bjerë edhe 10 herë më shumë.
Si ka mundësi që nuk e zëvendësoi asnjë nga ju. Po bën robi një sakrificë për kolegun që ka në krah.’- tha Braçe.