JD Vance dhe Marco Rubio takojnë Papa Leoni XIV/ Në fokus të bisedimeve, konfliktet në botë

schedule16:16 - 19 Maj, 2025

schedule 16:16 - 19 Maj, 2025

Papa Leoni i XIV është takuar në Vatikan me zv.Presidentin amerikan JD Vance. Ishte Selia e Shenjtë, e cila në një deklaratë sqaroi se të dyja palët janë të kënaqura nga marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Vatikanit. Në fokus të bisedimeve ishte situata globale.

“Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet aktuale ndërkombëtare me një thirrje të përbashkët për respektimin e ligjit humanitar dhe ndërkombëtar në zonat e konfliktit, si dhe mbështetje për zgjidhje të negociuara midis palëve të përfshira”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

U diskutua gjithashtu liria fetare dhe bashkëpunimi midis kishës dhe shtetit, ku mori pjesë edhe Pjesë e takimit ishte edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ku diskutuan gjithashtu për lirinë fetare dhe bashkëpunimit që duhet të ketë mes kishës dhe shtetit.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve dhe zgjati 45 minuta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!