Zv/presidenti i Interit, Javer Zanetti, i cili po ndjek nga afër ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Botës, foli për mediat, ku tha se është tepër i lumtur, për Leo Messin, që do të arrijë ndeshjen e 1000-të profesionale kundër Australisë.
“Jam i lumtur, tani që jemi në 1/16 jemi më të qetë. Messi do të luajë ndeshjen e tij të 1000-të profesionale kundër Australisë. Jam krenar për atë që po bën Leo. Unë kam luajtur 1114, por e vërteta është se e kuptova se çfarë do të thoshte vetëm më pas. Leo do të jetë i lumtur, por jam i sigurt se ai po mendon të bëjë që skuadra të fitojë më shumë sesa më të mirat personale”,- është shprehur Zanetti. /i.m /abcnews.al