Javier Tebas: Mungesa e parave çështje Ferrarish, Superliga s’do bëhet kurrë

schedule16:58 - 22 Prill, 2021

schedule 16:58 - 22 Prill, 2021

Javier Tebas, kreu i La Liga u prononcua sot sërish për mediet për projektin e krijimit të Superligës, një kompeticion, i cili u shkatërrua që në gjenezë. Sipas Tebas problemi i klubeve qëndron në menaxhimin e parave dhe jo në mungesën e tyre.

“Këto klube po kërkojnë shumë para dhe kjo do të thotë se lojtarët do të ketë 7 makina Ferrari në garazh, jo 6. Mendoj se problemi më i madh ka të bëjë me kontrollin e kostove.

Klubet angleze nuk do të mund të hyjnë kurrë në këtë kompeticion, kështu që ata (Real Madrid, Barça, Juventus) nuk mund ta materializojnë atë që duan të krijojnë. Superliga, siç duket, ka vdekur. Le të jemi realistë, ka vdekur”, u shpreh Tebas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!