Milan po planifikon që të mbajë një samit të martën në lidhje me rinovimin e Rafael Leao.
Klubi kampion i Italisë ka ende para për t’i shlyer Sportingut për kartonin e Leao dhe mendohet se nuk do të jenë në gjendje të rrisin ofertën për portugezin.
“Gazzetta dello Sport” thekson se Milan do të rrisë ofertën për pagën sezonale të Leao, por vetëm me 500 mijë euro, pra nga 4,5 në 5 milionë euro. A do të mjaftonte kjo për të bindur sulmuesin portugez? Gjithçka do të kuptohet javën tjetër, shkruan gazeta italiane./ h.ll/abcnews.al