“Gjigantët” grek të Olympiacos do të sfidojnë hungarezët e Ferencvarosit për një biletë në raundin e 1/8-ve në Conference League, me përballjen e parë, që do të zhvillohet të enjten e 15 shkurtit në Pire, ndërsa dueli i kthimit, pas një jave në “Groupama Arena” të Budapestit, përballje kjo që pritet të jenë spektakolare.
Në mes të ndeshjeve europiane është “finalja” e titullit kampion përballë PAOK-ut kryesues, mirëpo drejtuesit e skuadrës nga Pireu kanë kërkuar që të shtyhet dueli i fundjavës në Selanik, i programuar për të dielën e 18 shkurtit.
Në bazë të kësaj kërkese, bordi i Liga greke informoi se gjatë ditës së enjte do të mbahet një mbledhje e jashtëzakonshme e drejtuesbe për të shqyrtuar kërkesën e Olympiacios, e bërë ditën e martë, ndërsa kujtojmë se skuadra nga Pireu, rekordmene e futbollit grek me 47 tituj kampionë, renditet në vendin e katërt me 44 pikë, 7 më pak se PAOK. /i.m /abcnews.al