Java e Modës në Milano: Gjithçka që ra në sy që nga dita e parë

schedule19:01 - 24 Shkurt, 2022

schedule 19:01 - 24 Shkurt, 2022

Java e Modës në Milano ngriti “perden” me 23 Shkurt me dy emra të mëdhenj që prezantojnë koleksionet e tyre për sezonin Vjeshtë/Dimër 2022. Publiku i modës globale priti me padurim krijimet e Diesel dhe Fendi. Thelbi i koleksionit të Diesel bazohej në katër tema: xhins, praktike, kultura pop dhe arti artizanal.

Fustanet pop u prezantuan më guximshëm se kurrë, qoftë në ngjyrë rozë metalike apo të thurura me logon “D” në gjoks. Mini fundi dhe xhaketa metalike mbylleshin me lidhëse, ndërsa kapuçat dhe pantallonat nga Diesel Sport ishin propozimi më cool për sport apo klub.

Duke studiuar pamjet nga koleksioni i djeshëm i Fendi-t, pikërisht një muaj pas prezantimit të koleksionit të modës në Paris, dy fjalë vijnë në mendje: Seksi dhe dinamizëm. Pasarela ishte e mbushur me silueta transparente të kombinuara me doreza në nuanca pastel.

Bella Hadid e hapi spektaklin me një fustan kaq romantik dhe në të njëjtën kohë sensual, të kombinuar me një pallto rozë. Paleta e ngjyrave kaloi në tonalitete më pastel dhe tokësore, duke ofruar një ndjenjë qetësie dhe elegance.

Ndërsa modeli me kuadrate, sinonim i elitës, shiheshin te fustanet mini dhe pantallonat e shkurtra, duke marrë një karakter më të lehtë.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!