Java e 3-të e kampionatit të vajzave u mbyll të dielën. Teuta – Partizani ishte ndeshja e fundit e kësaj jave. Në Durrës vajzat e kuqe dominuan takimin dhe fituan me rezultatin e thellë 14-0.
Gramshi – Vllaznia ishte sfida më interesante e javës së tretë. Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua një ndeshje e luftuar, por në fund triumfuan vajzat kuqeblu 3-1. Të dielën u luajt edhe ndeshja Lushnja – Tirana. Në stadiumin “Roza Haxhiu” vajzat bardheblu fituan 4-1.
Të shtunën, takimi Kinostudio – Laçi u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Apolonia mundi Egnatian 5-0. /FSHF