Jasir Asani pritet të largohet nga skuadra e Partizanit

schedule13:45 - 6 Gusht, 2019

schedule 13:45 - 6 Gusht, 2019

Skuadra e Partizanit pritet të përfshihet nga disa largime. Jasir Asani kryeson listën e futbollistëve që do te mbyllin aventurën me të kuqtë.

Jasir Asani ishte një nga pikat më të forta të skuadrës së Partizanit sezonin e kaluar. 24 vjeçari shkëlqeu nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega ndërkohe që u paraqit mjaft mirë edhe në ndeshjet e turit evropian me të kuqtë. Asani realizoi golin e vetëm për Partizanin në aventurën evropiane ndaj Sherif Tiraspol.

Sulmuesi shtatshkurtër me siguri do të largohet nga kampionët e Shqipërisë dhe kryeqytetasit kërkojnë të fitojnë sa më shumë nga largimi i talentit premtues. Klauzola e sulmuesit është 400 mijë euro por të kuqtë kërkojnë diçka më tepër nisur edhe nga paraqitje e lojtarit në kupat e Evropës.

Interesimi për Asanin nuk mungon por në fund do të fitojë skuadra që ofron më tepër. Nga largimi i Asanit do te përfitojnë të dyja palët. Vetë futbollisti i cili do të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierë jashtë futbollit shqiptar por edhe klubi që do të sigurojë të ardhurat e mjaftueshme për të financuar blerjet e reja. Drejt largimit janë Mala dhe Trashi të cilët do të mbushin arkat e klubit kryeqytetas.

Në kampin e të kuqve priten ende disa ndryshime dhe largimi i disa prej lojtareve është i pashmangshëm. Trajneri Franko Lerda do të konfirmohet për sezonin e ardhshëm edhe pas dështimit të skuadrës në Evrope ndërkohë që drejtuesit e klubit janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e teknikut Italian sa i përket strategjisë së merkatos./ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!