Jasir Asani nuk ftohet nga Reja te Shqipëria, menaxheri tërbohet me FSHF-në

schedule09:26 - 27 Maj, 2021

schedule 09:26 - 27 Maj, 2021

Jasir Asani reagoi direkt dhe nuk pajtohet me faktin që Edoardo Reja nuk e ftoi në kombëtare për miqësoret që Shqipëria luan me Uellsin dhe Çekinën, në fillim të muajit qershor.

“Kampionati shqiptar i dobët, AIK i dobët, 30 ndeshje janë pak, 9 gola e 8 asiste janë pak. Durim…”, shkruante Asani, në një postim të bërë në “Instagram”.

Sulmuesi nuk është i vetmi që “thumbon”, pasi edhe menaxheri i tij, Aleksandar Jovkov, nuk është kursyer, duke postuar listën e Shqipërisë dhe duke i shtuar ngacmimin: “Federata private Shqiptare e Futbollit”.

Asani ka bërë një sezon të mirë në Superiore, por Reja deri më tani nuk e ka konsideruar si një opsion për kombëtaren. Në të shkuarën ai ka lënë moshat e Maqedonisë së Veriut, pas ftesës së marrë nga Shqipëria U21. / abcnews.al

 

Postimi i Jovkov

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!