Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Jasir Asani, “mbreti” i derbit/ Futbollisti shqiptar shënon përsëri në kampionatin iranian

schedule12:44 - 3 Shtator, 2026

schedule 12:44 - 3 Shtator, 2026

Për tifozët ai është “Shahu” i ri në Teheran. Jasir Asanit nuk iu desh shumë që të kthehej heroi që e njohin të gjithë në Iran, dhe ja ku erdhi në tjetër gol.

Në një sezon të vështirë në Ligën e Gjirit Persik, ende në mes të luftës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ylli shqiptar shmangu humbjen për Esteglalin, në ndeshjen më të ndjeshme në histori.

Luhej derbi i kryeqytetit dhe ishte në fushën e Persepolisit. Një sfidë edhe më jetike sesa ajo ndaj Sepahanit, gjithashtu një rivalitet i madh në futbollin e Iranit.

Vendasit kaluan në epërsi në nisje të pjesës së dytë pasi Mohebi shënoi në 50’, por lojtari ofensiv i krahut nuk vonoi shumë. Ai u përpoq edhe më parë dhe iu afrua golit, duke e gjetur në minutën e 59-të.

Tashmë, Asani ka dy gola dhe një asist në 5 javë kampionat, aspak kontribut I vogël duke pasur parasysh edhe problemet që ai kaloi gjithë këta muaj, ndërsa klubet rivale kanë kërkuar që të mos lejohet që të luajë.

Esteglal është në vend të dytë në renditje me 11 pikë, dy më pak se Traktorit, kampioni I vitit 2025, ndërsa sezoni I fundit nuk u përfundua me ekipin e Asanit në krye pas 22 javësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!