Skulptoja dhe pedagogia Lindita Marku, e ftuar në programin ‘Pas Mesnate’ foli për veprën e saj artistike ‘Jashtë mutacionit’ e cila shpalosi në telajo forcën e saj për të luftuar të padukshmen në trup, por edhe muzën e një artisti që vështirësitë shëndetësore ‘i kuron’ përmes artit. Kjo vepër i dha dhe një çmim artistes Marku, për të cilën u shpreh se iu deshën tre ditë që ta përfundonte atë dhe se dëshmoi se ka forcën të luftojë dhe të jetë jashtë saj dhe kur ajo është brenda trupit të vet.
“Them që njeriu duhet të marrë disa vendime, ose ta lërë dallgën ta mbysi ose do e kapërcej. Jo vetëm për vete por edhe për njerëzit. Kanë qenë tre ditë që përjetova këtë por më pas mu fshinë nga truri.
Mora një vendim që do vizatoj këtë rradhë dhe do ja dedikoj vetes, arti pamor më shumë se me fjalë flet me veprën. Kisha marrë përgjigjen e Scanerit pasi isha në terapi, kam problem me mushkërinë. Tani më duket një gjë e jashtëzakonshme, ajo është aty me mua ka gjetur paqe me mua dhe unë avash avash do i them ke rrugën e hapur. Vazhdova punën, jam detajiste dhe i rikthehem punës, këtë punë e bëra për tre ditë. E titullova ‘Jashtë mutacionit’.
Mund të jetë dhe simbolike pjesa e mutacionit, doja ta cilësoja një të tillë. Unë e nxora kraharorin tim jashtë, për të thënë që unë kam aq forcë ta luftojë dhe do jem jashtë saj dhe kur ajo është brenda meje. Më dha forcë më dha dhe çmim.” /abcnews.al