Jashtë “Francë 1998” për arsyen absurde, si e pësoi Fernando Redondo

schedule20:57 - 26 Qershor, 2022

schedule 20:57 - 26 Qershor, 2022

Shumë trajnerë kanë fiksimet e tyre dhe ndonjë futbollist e pëson prej tyre. Fernando Redondo e ka vuajtur në kurriz faktin që Daniel Pasarella, trajneri tek Argjentina në Botërorin e vitit 1998 në Francë, nuk i kishte qejf futbollistët homoseksualë, ata që mbanin vathë ose kishin flokët e gjata.

Redondo, i cili luante si mesfushor dhe në atë periudhë ishte pjesë e Real Madrid (1994-2000), e pësoi prej flokëve të gjata dhe nuk shkoi në Botëror, pasi refuzoi t’i plotësonte kërkesën trajnerit Pasarella.

Vetë Redondo e ka konfirmuar diçka të tillë: “Isha në formë të shkëlqyer, por Passarella kishte ide të veçanta rreth disiplinës dhe donte që unë të prisja flokët. Nuk e kuptoja se çfarë roli kishte në të luajturit futboll dhe i thashë jo”.

Mesfushori, tani 51 vjeç, e nisi karrierën me Argentinos Juniors, për të kaluar te Tenerife për herë të parë në Europë në vitin 1990. Katër sezone aty, më pas te Reali dhe Milani. Me kombëtaren e Argjentinës ai ka luajtur 29 ndeshje dhe ka shënuar një gol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!