Jashtë çdo pritshmërie, Kina shënon rritje në shitjen e makinave

schedule17:46 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 17:46 - 14 Dhjetor, 2020

Kina ka regjistruar shitjet më të mëdha në botë në tregun e madh të automjeteve. 25.3 milionë njësi janë shitur këtë vit duke shënuar rimëkëmbjen më të shpejtë nga pandemia e Covid-19.

Xu Haidong, zyrtar i lartë në Shoqatën e Prodhuesve të Automjeteve në Kinë, ka deklaruar në Pekin se parashikimi i Shoqatës për shitjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm është 26.3 milionë automjete, rreth 4% më shumë se këtë vit. Kjo falë politikave mbështetësve të qeverisë dhe zbritjeve të prodhuesve të automjeteve.

Nga viti i kaluar deri në muajin e këtij viti, Kina ka shënuar 12.6% rritje, në 2.77 milionë automjete, duke u shënuar si rritja e tetë me radhë mujore. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!