Ernest Muçi ka dal jashtë çdo parashikimi të mundshëm. Pas dëmtimit që mori në ndeshjen kundër Leicester City në Europa League, u raportua që do mungonte me javë të tëra.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka surprizuar të gjithë teksa është parë të rikthehet në stërvitje me skuadrën e Legias.
Muçi kështu i ka “djegur” të gjitha etapat për t’u bashkuar me pjesën tjetër të grupit dhe për të ndihmuar Legian e cila po zhvillon sezonin më të dobët të saj të parë ndonjëherë, teksa ndodhet në zonën e ftohtë të tabelës së renditjes.
Ndeshjen e radhës Legia do e zhvilloje kundër Wisla Plock dhe do të shikohet nëse talenti kuq e zi do mund të rikuperohet në kohë për të ndihmuar skuadrën në këtë përballje, apo rikthimi i tij në fushën e blertë do të shtyhet për ndeshjen kundër Zaglebies.
Muçi këtë sezon me Legian ka arritur të shënojë edhe 4 gola duke ndihmuar kështu skuadrën. /f.a/abcnews.al