Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

schedule15:50 - 2 Shkurt, 2021

schedule 15:50 - 2 Shkurt, 2021

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, njoftoi zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kundër koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Suga njoftoi zgjatjen deri më 7 mars në 10 rajone të gjendjes së jashtëzakonshme e cila zbatohet në 11 rajone në kuadrin e masave kundër COVID-19 dhe e cila ishte parashikuar të përfundonte më 7 shkurt.

Suga theksoi se vendimin në fjalë e kanë marrë mbi rekomandimin e Bordit Këshillimor për COVID-19 në komunikim me qeverinë.

Teksa u shpreh se numri i rasteve në mbarë vendin ka filluar të ulet, Suga tha: “Mendoj se tek kjo kanë qenë efektive masat për vendet e ngrënies dhe pirjes, por duke vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme duhet të ulim numrin e të sëmurëve rëndë në spitale”.

Gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojë deri më 7 mars në kryeqytetin Tokio, zonat përreth Kanagaëa, Saitama, Chiba si dhe në rajone të ndryshme të vendit si Aichi, Gifu, Osaka, Kyoto, Hyogo, Fukuoka.

Ndërkohë theksohet se gjendja e jashtëzakonshme në Tochigi do të përfundojë më 7 shkurt.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!