Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

schedule12:40 - 7 Maj, 2021

schedule 12:40 - 7 Maj, 2021

Japonia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio dhe tri rajone tjera, deri në fund të muajit maj, një mënyrë për të ulur numrin e rasteve me Covid para Lojërave Olimpike.

Ministri japonez i Ekonomisë Yasutoshi Nishimura tha se në 6 maj se numri i të infektuarve në Tokio dhe Osaka kishte arritur në shifra alarmante. Me vendimin e ri, restorantet, baret dhe bizneset tjera që shesin alkool do të detyrohen të mbyllen dhe njerëzve do t’iu kërkohet të shmangin udhëtimet jo- thelbësore.

Lojërat Olimpike të Tokios nisin më 23 korrik dhe më shumë se 11,000 atletë pritet të marrin pjesë. Japonia ka raportuar 620,000 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 10,600 viktima – shifrat më të larta në Azinë Lindore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!