Japonia shtron sanksionet kundër Moskës, ndalon importet e qymyrit dhe vodkës

schedule13:18 - 8 Prill, 2022

schedule 13:18 - 8 Prill, 2022

Japonia do të ndalojë importin e qymyrit dhe vodkës  dhe do të ngrijë aktivitetin e  bankave kryesore si Alphabank dhe Sberbank, sipas një deklaratë të  kryeministrit japonez Fumio Kishida, sipas CNN.

Megjithatë, ai nuk dha një afat kohor për ndalimin e importeve të qymyrit. Kishida dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë duke i cilësuar “krime lufte” dhe shkelje të ligjeve ndërkombëtare humanitare.

Masat ndëshkuese të Tokios kundër Moskës janë pjesë e përpjekjeve të Japonisë për të ndaluar përshkallëzimin e  dhunës dhe për t’i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!