Japonia shënon një tjetër rekord negativ për lindshmërinë

schedule11:51 - 5 Qershor, 2021

schedule 11:51 - 5 Qershor, 2021

Numri i lindjeve në Japoni  ka shënuar nivelin më të ulët gjatë 2020, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë. Numri i lindjeve ra në 840,832 në vitin 2020, një rënie prej 2.8% nga një vit më parë dhe më e ulëta që nga fillimi i regjistrimeve në 1899.

Përhapja e koronavirusit ka prekur normat e lindjeve në të gjithë botën, përfshirë  Shtetet e Bashkuara, pavarësisht spekulimeve të hershme që bllokimet e lidhura me pandeminë mund të çojnë në një bum global të foshnjave, raporton abcnews.al

Numri i martesave të regjistruara në Japoni ra në 12.3% vitin e kaluar përkatësisht në 525,490, një tjetër rekord që pas pasluftës. Shkalla e lindshmërisë në vend ra në 1.34, duke shënuar nivelin më të ulët në botë.

Japonia ka luftuar me një krizë demografike të pashmangshme për vite me radhë, me ritmin e lindjeve vazhdimisht në rënie – duke rritur shqetësimet për plakjen e popullsisë dhe tkurrjen e fuqisë punëtore.

Më shumë  se 20% e popullsisë është më e vjetër se 65. Popullsia totale e vendit ishte 124 milion në 2018 – por deri në 2065 pritet të shkojë në rreth 88 milion. Koreja e Jugut gjithashtu ka shënuar nivele të ulët të lindshmërisë për vite me radhë; në vitin 2020, ajo raportoi më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë.

Dhe në Kinë, vendi më i populluar në botë, numri i të porsalindurve të regjistruar ra gati me 15% vitin e kaluar. Qeveria njoftoi javën e kaluar se do të lehtësonte më tej politikën e saj të rreptë të planifikimit familjar duke lejuar çiftet të kishin deri në tre fëmijë për të luftuar krizën demografike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!