Japonia ka miratuar sanksione shtesë kundër Rusisë, duke ngrirë asetet e 398 qytetarëve rusë, përfshirë dy vajzat e Presidentit Vladimir Putin , Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova, sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme e Japonisë, shkruan CNN.
Masat e reja synojnë gjithashtu anëtarët e familjes së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova, sipas njoftimit. Japonia ka shtuar vazhdimisht sanksionet kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka, apo edhe reduktimin e investimeve të reja në Rusi.
Vende të tjera, përfshirë SHBA -në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov.
/abcnews.al