Japonia refuzon “Oppenheimer”, flet për shpikjen e bombës atomike që u përdor në Hiroshima

schedule15:52 - 31 Korrik, 2023

schedule 15:52 - 31 Korrik, 2023

Filmi i fundit i regjisorit amerikan Christopher Nolan, “Oppenheimer”, po bën xhiron e kinemavenë mbarë botën, me përjashtim të Japonisë.

Distributori i filmit në vendin ishull, Toho-Tova, ende nuk ka shpallur datën e publikimit të filmit, i cili ka të bëjë me krijimin e bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore nga shkencëtari J. Robert Oppenheimer që u përdor për të shkatërruar Hiroshimën dhe Nagasakin në gusht të vitit 1945.

Shumica e vizitorëve japonezë në Parkun Përkujtimor të Paqes thanë se nuk kishin dëgjuar për filmin, i cili nuk është reklamuar shumë në Japoni, pasi ngjall shumë debat.

Por nga ana tjetër, ka dhe nga ata që thanë se do të shihnin “Oppenheimer”, megjithëse disa shprehën rezerva se si mund të ndiheshin ata që u ndikuan drejtpërdrejt nga bombardimet për të.

“Oppenheimer” shpalos historinë e J. Robert Oppenheimer, shkencëtari që drejtoi “Projektin Manhattan”, nisma kërkimore dhe zhvilluese që çoi në prodhimin e armëve të para bërthamore, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Projekti u drejtua nga SHBA, me mbështetjen e Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ai krijoi bombën atomike, e cila u hodh në Hiroshima dhe Nagasaki, duke shkaktuar rreth 220 mijë viktima.

Viktimat u llogaritën pas bombardimit por edhe ato të shkaktuara nga pasojat që la rrezatimi dhe ekspozimi ndaj uraniumit.

“Ka ende persona dhe familje të prekura nga bombardimet atomike, kështu që mendoj se është më mirë që filmi të mos shfaqet pa marrë parasysh ndjenjat e atyre njerëzve,” tha një prej qytetarëve.

“Mendoj do të ketë shumë njerëz që nuk do të duan ta shohin. Mendoj se ka shumë njerëz, si familjet e viktimave, që do të ishin kritikë dhenuk do të ishin dakord që filmi të shfaqej,” tha një tjetër.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!