Japonia pyet pse funerali i kryeministrit të vrarë kushton më shumë se ai i Mbretëreshës Elizabeth II

schedule12:02 - 26 Shtator, 2022

schedule 12:02 - 26 Shtator, 2022

“Si mund të kushtojë funerali i Abe më shumë se ai i Mbretëreshës?”, pyet Japonia.

Edhe pse shuma aktuale e parave të shpenzuara për funeralin shtetëror të Mbretëreshës nuk është bërë e ditur, artikulli i Flash citoi shifrën e raportuar të Daily Mirror prej 8 milion £ ose 1.3 miliardë jen për ta krahasuar atë me koston e vlerësuar të funeralit të ish-kryeministrit Shinzo Abe prej 1.66 miliardë jen.

Shumë prej qytetarëve parashikojnë që çmimi aktual të jetë shumë më i lartë, duke përmendur shembuj të tillë si Lojërat Olimpike që përfunduan me kosto 13 miliardë dollarë, trreth dyfishi i vlerësimit origjinal.

Të tjerë pyesin nëse ndryshimi në kostot midis dy funeraleve shtetërore varet nga kompanitë që veprojnë si ndërmjetës kur Japonia pret ngjarje të mëdha.

Kur organizatori i ngjarjes me bazë në Tokio, Murayama u zbulua si ofertuesi i vetëm dhe si rrjedhim fituesi i kontratës 176 milion jen për funeralin shtetëror, u ngritën dyshime pasi ishte kompania që zoti Abe përdorte për të organizuar festa vjetore, shkruan BBC.

Më shumë se 70% e njerëzve të anketuar nga një sondazh i fundit i agjencisë së lajmeve Kyodo thanë se qeveria po shpenzonte shumë për funeralin.

Rreth gjysma e parave pritet të shkojë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa një e treta tjetër do të përdoret për të pritur vizitorë të huaj.

Përpara funeralit shtetëror të së martës, të ftuarit nga jashtë shtetit po mbërrijnë në Japoni për të takuar kryeministrin aktual Fumio Kishida. Ngjarja treditore është quajtur “diplomacia funerale”.

Janë 700 të ftuar nga 217 vende, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-së Kamala Harris dhe kryeministrat indian dhe australianë Narendra Modi dhe Anthony Albanese.

Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe u vra më 8 korrik gjatë një fjalimi që po mbante në kuadër të fushatës politike.

Abe u qëllua dy herë teksa po mbante një fjalim në një rrugë në qytetin e Nara./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!