Japonia pritet të hedhë në det mbi 1 milion ujë radioaktiv nga Fukushima

schedule22:45 - 16 Tetor, 2020

schedule 22:45 - 16 Tetor, 2020

Japonia do të hedhë më shumë se një milion tonë ujë radioaktiv nga uzina bërthamore e shkatërruar e Fukushimës në det, raportojnë mediat japoneze.

Fati i ujit të ndotur ka qenë prej kohësh një çështje debati që nga tërmeti katastrofik dhe cunami i vitit 2011, ndërsa ambientalistët ngrenë shqetësime dhe peshkatarët nga frika se blerësit e shqetësuar do të bojkotojnë prodhimet e detit nga rajoni.

Sidoqoftë, qeveria ka në plan të vijojë me asgjësimin duke nisur nga viti 2022, raportuan sot disa media japoneze. Procesi i filtrimit dhe lëshimit të ujit mund të zgjasë deri në 30 vjet, ndërsa përpjekjet për pastrim në impiant pritet të vazhdojë deri në vitet 2040 ose 2050.

Rreth 1.23 milion milion ujë mbetjesh janë ruajtur në rezervuarë në stacionin e energjisë, duke përfshirë ujin që është përdorur për të ftohur termocentralin. Marrja e vendimit po bëhet urgjent sepse hapësira për të ruajtur ujin, e cila gjithashtu përfshin ujëra nëntokësorë dhe shi që depërtojnë në impiant, po mbaron.

Shumica e izotopeve radioaktive janë hequr nga një proces i gjerë filtrimi. Por vetëm një mbetet, i quajtur tritium, i cili nuk mund të hiqet me teknologjinë ekzistuese.

Tritiumi është i dëmshëm për njerëzit vetëm në doza shumë të mëdha, thonë ekspertët. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike argumenton se uji i filtruar siç duhet, mund të hollohet me ujë deti dhe më pas të lirohet në mënyrë të sigurt në oqean. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!