Japonia po anulon fluturimet dhe po pezullon trafikun hekurudhor për shkak të tajfunit

schedule16:53 - 15 Gusht, 2024

schedule 16:53 - 15 Gusht, 2024

Hekurudhat dhe aeroportet e Japonisë po anulojnë nisjet dhe fluturimet pasi tajfuni Ampil po i afrohet vendit, i cili pritet të godasë Japoninë të premten.

Tajfuni Ampil po forcohet në Paqësor me shpejtësi të erës prej 140 kilometrash në orë, sipas të dhënave më të fundit nga Qendra e Përbashkët e Paralajmërimit të Tajfunit (JTWC), raporton CNN.

Pritet të forcohet më tej në 36 orët e ardhshme dhe në kohën kur të arrijë në Japoni, mund të arrijë fuqinë e barabartë me një uragan të kategorisë 3.

Dy linja ajrore kryesore, Japan Airlines dhe All Nippon Airways, kanë anuluar gjithsej rreth 500 fluturime në aeroportet Haneda dhe Narita.

Gjashtë linja në rrjetin e trenave me shpejtësi të lartë po pezullojnë gjithashtu shërbimin midis destinacioneve të caktuara dhe paralajmërojnë ndërprerje të mëdha, duke përfshirë linjën Tokaido që lidh Tokion dhe Osakën.

Pritet që qendra e tajfunit të mos jetë e fortë në Japoni, por vetëm në bregdet, megjithëse nëse drejtimi i tij ndryshon, mund të sjellë pasoja shumë më të mëdha, paralajmëruan meteorologët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!