Japonia planifikon të përdorë ‘inteligjencën artificiale’ për të rritur numrin e lindjeve

schedule08:43 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 08:43 - 9 Dhjetor, 2020

Japonia planifikon të rrisë shkallën e lindjes, e cila ka qenë drejt uljes vitet e fundit, duke financuar skema të ndryshme. Do të vihet në funksion inteligjenca artificiale për t’i ndihmuar banorët të gjejnë apo të ringjallin dashurinë e tyre. Vitin e kaluar numri i foshnjave të lindura në Japoni ra nën 865,000 – një rekord i ulët.

Vitin e ardhshëm qeveria ka në plan të vendosë një buxhet prej 19 milionë dollarë, për të rritur numrin e lindjeve. Kohët e fundit janë të fokusuar pikërisht tek inteligjenca artificiale.

“Nëse do të mbështetemi te teknologjia, pra tek robotët ‘AI’, që marrin përsipër detyrat e shtëpisë ose të kujdesit për fëmijët mund të jetë më efektive.”

Analistët kanë theksuar prej kohësh mungesën e mbështetjes për nënat që punojnë në Japoni, të cilat kanë në ngarkesë dhe shumë përgjegjësi dhe nuk mendojnë për një fëmijë të dytë ose të tretë. Në këtë mënyrë, këta robotë ‘AI’ do të lehtësojnë jetën e grave dhe mund të kthehen në një faktor të rritjes së numrit të lindjeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!