Japonia përjetoi shtatorin më të nxehtë ndonjëherë

schedule09:14 - 3 Tetor, 2023

schedule 09:14 - 3 Tetor, 2023

Japonia përjetoi shtatorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, njoftoi agjencia e motit e vendit.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha në një deklaratë se temperatura mesatare në shtator u regjistrua 2,66 gradë më e lartë se temperaturat mesatare.

Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi regjistrimit të statistikave në vitin 1898, tha agjencia. Moti i nxehtë pritet të vazhdojë gjatë dimrit deri në shkurt.

Një hulumtim i agjencisë në 914 lokacione në gjithë vendin zbuloi se Japonia regjistroi temperatura 35 gradë Celsius ose më të larta në 385 vende.

Temperaturat tejkaluan rekordin e mëparshëm në vitin 2012, ku termometrat treguan 1,51 gradë mbi mesataren e regjistruar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!