Japonia njofton sanksione të reja kundër Rusisë

schedule08:43 - 26 Maj, 2023

schedule 08:43 - 26 Maj, 2023

Qeveria e Japonisë njoftoi zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë, me përfshirjen në listën e zezë të disa zyrtarëve ushtarakë nga Moska dhe me kufizime në eksportet e 80 kompanive ruse.

Në veçanti, përfshihen komandantët rusë dhe zyrtarët ushtarakë nga republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Lugansk dhe zonat e pushtuara të rajoneve ukrainase të Zaporizhzhia dhe Kherson.

Lista e publikuar nga Ministria e Jashtme japoneze përfshin, ndër të tjera, komandantin e përgjithshëm kolonel të trupave ajrore Mikhail Teplinsky dhe atë të trupave raketore strategjike ruse Sergej Karakayev.

Ndër kompanitë e prekura nga sanksionet japoneze janë operatori rus i telefonisë celulare MegaFon, Shërbimi Federal për Bashkëpunimin Ushtarak-Teknik, Fondacioni Rus për Projekte të Avancuara Kërkimore në Industrinë e Mbrojtjes, Zyra e projektimit Npo Lavochkin, prodhuesi i kamionëve Kamaz, Skolkovo Fondacioni dhe Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë Skolkovo.

Qeveria japoneze njoftoi gjithashtu se së shpejti do të ndalojë eksportet e një numri artikujsh që “ndihmojnë në forcimin e bazës industriale të Rusisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!