Grupi i shtatë vendeve kryesore të industrializuara (G7) planifikon të mbajë një Samit virtual më 13 dhjetor për të diskutuar luftën e Rusisë në Ukrainë dhe situatën në Lindjen e Mesme, njoftoi qeveria japoneze dhe burime diplomatike.
Takimi, në të cilin ka mundësi të jetë pjesë nga kryeministri japonez Shigeru Ishiba, vjen përpara kthimit të janarit në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili më parë shprehu dyshime për efektivitetin e kornizave shumëpalëshe si G7. Kyodo.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, G7, që përfshin Britaninë, Kanadanë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Japoninë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, kanë vendosur më shumë sanksione ndaj Moskës dhe kanë mbetur të bashkuar në mbështetjen e tyre për Kievin./abcnews.al