Popullsia në Japoni është gjithnjë e më e moshuar me më shumë se 70 mijë persona që kanë kaluar moshën 100 vjec, ndërsa 28.4 për qind e popullsisë janë mbi 65 vjeç. Shifrat e publikuara nga ministria e brendshme japoneze, konsiderohen një rekord.
Sipas të dhënave të ministrisë së brendshme japoneze, në vitin 2018 të moshuarit përfaqësonin 28.4 për qind të popullsisë dhe 12.9 për qind të forcës së punës. Në të dyja rastet bëhet fjalë për shifra record. Numri I qytetarëve të moshës 65 vjec dhe më lart një vit më parë ishte 35.88 milion me një rritje prej 320 mijë njerëzish të moshuar më shumë në krahasim me vitin 2017. Një e dhënë që e rendit Japoninë si vendin me popullsinë më të vjetër në botë.
Ndërkohë numri i japonezëve që janë 90 vjec dhe më shumë është aktualisht 2.31 milion, mes tyre 71 mijë janë mbi 100 vjeç. Në fillim të këtij viti u nda nga jeta në moshën 113 vjeçare, njeriu më i moshuar në botë. Në të gjithë historinë e njerëzimit njeriu më jetëgjatë është sërish një japonez i cili në vitin 2013 ndërroi jetë në moshën 116 vjeçare.
Instituti Kombëtar i Kërkimeve Demografike dhe Sigurisë Sociale parashikon që brenda vitit 2025 të moshuarit do të përbëjnë 30 për qind të popullsisë japoneze dhe në vitin 2040 35.3 për qind të saj. Raporti mes të moshuarve dhe vendeve të punës është rritur për të 15-tin vit radhazi, ndërsa vendi përballet me një rënie të forcës së punës. Nga 8.62 milion të moshuarish që në vitin 2017 ishin ende të moshuar, 3 milion e gjysëm ishin gra. Sektori kryesor i punësimit të kësaj moshe është tregtia. Shifrat tregojnë se si Japonia akoma më shumë varet nga të moshuarit si forcë pune. Qeveria po merr masa për të kompensuar rënien e forcës së punës, duke punësuar më shumë të huaj dhe më shumë gra. /ABC News Albania 24/7