Japonia në alarm nga tajfuni, anulohen qindra fluturime

schedule12:10 - 1 Gusht, 2023

schedule 12:10 - 1 Gusht, 2023

Tajfuni Kanun i është afruar sot ishullit Okinawa në Japoninë jugore, duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve, ndërsa mijëra banorëve u është kërkuar të evakuohen.

Autoritetet në disa qytete në ishull kanë lëshuar urdhra evakuimi pasi tajfuni, i cili po godet Oqeanin Paqësor me erëra deri në 100 milje në orë, pritet të arrijë në Okinawa në mbrëmje.

Sot në orën 10:00, tajfuni “i fortë” u lokalizua 240 kilometra në juglindje të Naha, kryeqyteti i ishullit, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!