Zyrtarët japonezë kanë miratuar planet e diskutueshme për të ndërtuar resortin e parë të lojërave të fatit në vend. Kompleksi do të hapet në qytetin perëndimor të Osakës në vitin 2029.
Kazinotë kanë qenë prej kohësh të paligjshme në Japoni. Por një ligj u miratua në 2018-ën që parashikonte përjashtime nga lojërat, të tilla si poker, për të krijuar vende pune dhe për të nxitur turizmin.
“Shpresojmë që kazinoja të bëhet një bazë turistike që promovon bukuritë e Japonisë në botë,” sipas kryeministrit Fumio Kishida. Opinioni publik është ndarë, me disa të shqetësuar për rritjen e varësisë nga krimi dhe lojërat e fatit.
Përveç kazinosë, kompleksi do të përfshijë një hotel, qendër konferencash, qendër tregtare dhe muze. Projekti ka një investim fillestar prej 13.5 miliardë dollarësh./abcnews.al