Japonia miraton Pfizer për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç

schedule11:03 - 28 Maj, 2021

schedule 11:03 - 28 Maj, 2021

Japonia ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit, Pfizer për grupmoshat 12 deri në 15 vjeç. SHBA-ja gjithashtu ka miratuar Pfizer për adoleshentët ndërsa Gjermania pritet të nisë vaksinimin e adoleshentëve duke filluar nga 7 qershori.

Pfizer dhe BioNTech filluan administrimin e vaksinave në mars si pjesë e një prove globale te fëmijët e moshës 6 muajsh deri në 11 vjeç. Sipas provave, vaksina ka rezultuar efektive dhe e sigurt.

Japonia ka regjistruar 729,853 raste dhe 12,601 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!