Anija luftarake Sazanami kaloi nëpër rrugën ujore midis Tajvanit dhe Kinës për një stërvitje shumëpalëshe në Detin e Kinës Jugore.
JS Sazanami kaloi përmes ngushticës nga veriu në jug të mërkurën, i shoqëruar nga anije australiane dhe të Zelandës së Re.
Kjo anije luftarake po merr pjesë për herë të parë në stërvitjet ushtarake në Detin e Kinës Jugore, sipas ministrave japonezë, në një lëvizje domethënëse nga Japonia.
Pekini, i cili pretendon sovranitetin dhe juridiksionin mbi ngushticën, nuk ka rënë rakord.
Për dekada të tëra, Flota e Paqësorit të SHBA ishte e vetmja marinë e huaj që kalonte rregullisht nëpër ngushticë. Por kohët e fundit, janë shtuar flota nga Kanadaja, Australia, Britania dhe Franca.
Për Japoninë, është gjithashtu një hap tjetër i madh larg politikës së saj të gjatë për të mos sfiduar drejtpërdrejt Kinën.