Japonia ka pezulluar fondet e saj për agjencinë e ndihmës së OKB-së në Gaza “për momentin” në përgjigje të pretendimeve se anëtarë të stafit të saj ishin të përfshirë në sulmet e Hamasit të 7 tetorit, tha Ministria Japoneze e Punëve të Jashtme në një deklaratë të dielën.
“UNRWA luan një rol jetik në ofrimin e ndihmës thelbësore humanitare për çdo banor të Gazës. Në këtë sfond, Japonia është jashtëzakonisht e shqetësuar për përfshirjen e supozuar të anëtarëve të stafit të UNRWA në sulmin terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit të kaluar”, tha në deklaratë Sekretari i Jashtëm i Shtypit Kobayashi Maki, shkiruan CNN.
Japonia do të pezullojë fondet ndërsa Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA) kryen një hetim mbi akuzat, por do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për organizatat e tjera ndërkombëtare për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza, shtohet deklarata.
Një zyrtar izraelit i tha CNN të premten se Izraeli ndau informacione rreth 12 punonjësve të dyshuar të përfshirë në sulmet e 7 tetorit si me UNRWA ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. UNRWA shkarkoi disa punonjës pas akuzave, detajet e sakta të të cilave nuk janë bërë publike./abcnews.al