Japonia: Mbështetja e G7 për Ukrainën s’do të lëkundet për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme

schedule07:39 - 7 Nëntor, 2023

schedule 07:39 - 7 Nëntor, 2023

Mbështetja e G7 për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë nuk do të ndikohet nga intensifikimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, tha ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikaëa të martën ndërsa ministrat e jashtëm të grupit përgatiteshin të zhvillonin bisedime virtuale me Kievin gjatë një takimi në Tokio.

Grupi i Shtatë vendeve të pasura (G7) – Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara – si dhe Bashkimi Evropian do të takohen në Tokio më 7-8 nëntor për të diskutuar çështjet përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë dhe konfliktin që ka shpërthyer prej një muaji Izrael-Hamas.

“Angazhimi ynë për të vazhduar sanksionet e rrepta kundër Rusisë dhe mbështetja e fortë për Ukrainën nuk është lëkundur aspak, edhe pse situata në Lindjen e Mesme intensifikohet”, tha ministrja japoneze duke shtuar se G7 po organizonte një takim virtual me Dmytro Kuleba të Ukrainës gjatë mbledhjes në Tokio.

Vendet e G7 pranojnë se lufta ruse në Ukrainë do të jetë afatgjatë dhe kjo kërkon mbështetje të qëndrueshme ushtarake dhe ekonomike për Kievin, tha një zyrtar i lartë amerikan pas takimit të ministrave të jashtëm të bllokut në shtator./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!