Japonia konfirmon llojin e ri të Covid-19

schedule16:07 - 19 Shkurt, 2021

schedule 16:07 - 19 Shkurt, 2021

Japonia konfirmoi një variant të ri të COVID-19, pasi një grup infeksionesh u shfaq në një strukturë imigrimi në Tokio.

‘Varianti i ri është gjetur në 91 raste në zonën Kanto të Japonisë lindore dhe në dy raste në aeroporte’, u tha gazetarëve Sekretari i Kryeministrit Katsunobu Kato.

Qeveria po rrit vëzhgimin kundër varieteteve mutante pasi ato mund të jenë më rezistente ndaj vaksinave, të cilat Japonia filloi të shpërndajë këtë javë.

“Mund të jetë më ngjitës sesa llojet konvencionale dhe nëse vazhdon të përhapet në vend, kjo mund të çojë në një rritje të shpejtë të rasteve”, tha Kato.

Tipi i ri duket se ka origjinën jashtë shtetit, por është i ndryshëm nga llojet e tjerë që janë gjetur në Japoni, sipas Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

Japonia ka raportuar 151 raste variantesh nga Britania, Afrika e Jugut dhe Brazili, sipas ministrisë së Shëndetësisë. Kombi ka pasur më shumë se 400,000 raste të COVID-19 me 7,194 viktima. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!