Japonia emëron ministren e parë të jashtme grua pas 19 vitesh

schedule11:09 - 13 Shtator, 2023

schedule 11:09 - 13 Shtator, 2023

Kryeministri japonez ka bërë ndryshime kryesisht në ministritë e Jashtme dhe të Mbrojtjes, ndërsa në të njëjtën kohë ka forcuar ndjeshëm pjesëmarrjen e grave në qeveri.

Kishida, 66 vjeç, në pushtet nga viti 2021, ka parë rënien e popullaritetit të tij, duke dobësuar pozicionin e tij si kryetar i Partisë Liberal Demokratike (LDP), me zgjedhjet e brendshme partiake që do të priten vitin e ardhshëm.

Kishida zëvendësoi ministrin e Jashtëm Yoshimasa Hayashi me Yoko Kamikaëa, një grua 70-vjeçare që ka shërbyer disa herë si ministre e drejtësisë nga 2014 deri në 2021.

Është hera e parë në 19 vjet që një grua është në postin e ministres së jashtme  në Japoni.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!