Japonia ekzekuton 3 persona për herë të parë që nga viti 2019

schedule08:45 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 08:45 - 21 Dhjetor, 2021

Autoritetet japoneze kanë ekzekutuar 3 persona të dënuar me vdekje, sipas burimeve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Ekzekutimet janë të parat në vend që nga dhjetori 2019; ato janë gjithashtu të parat që kur kryeministri i ri, Fumio Cisida  mori detyrën në fillim të tetorit.

Ekzekutimi  i fundit, në dhjetor 2019, ishte një kinez i dënuar për vrasjen e katër anëtarëve të së njëjtës familje në pjesën jugperëndimore të arkipelagut në vitin 2003. Autoritetet japoneze ekzekutuan tre persona në 2019 dhe 15 në 2018, duke përfshirë 13 anëtarë të sektit Om Shinrikio , të cilët ishin përgjegjës për një sulm me gaz në metronë e Tokios në 1995.

Në Japoni sot janë më shumë se 100 të dënuar në pritje të ekzekutimit. Mbështetja publike japoneze për dënimin me vdekje mbetet e fortë, pavarësisht kritikave nga ndërkombëtarët, veçanërisht nga grupet e të drejtave të njeriut si Amnesty International.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!