Japonia do të ofojë ndihma shtesë për Ukrainën si ushqime dhe ilaçe, tha kryeministri japonez Fumio Kishida pas në telefonate me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të martën, 26 prill.
Japonia gjithashtu do të nisë përpjekjet e saj diplomatike për të mbështetur Ukrainën së bashku me vendet e tjera të G7, tha Kishida, duke shtuar se Zelensky falenderoi Japoninë për mbështetjen e saj.
Të dy diskutuan situatën në Ukrainë, sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë dhe ndihmën ndaj Ukrainës.
Kjo është hera e katërt që të dy liderët flasin në telefon, tha Kishida./abcnews.al/