Japonia: Do të përdorim reaktorët bërthamorë për të “hequr qafe” gazin rus

schedule15:19 - 5 Maj, 2022

schedule 15:19 - 5 Maj, 2022

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida ka deklaruar sot se vendi i tij do të përdorë reaktorët bërthamorë për të reduktuar varësinë nga energjia ruse. Japonia mbështetet shumë në gazin rus, sidomos, pas mbylljes së reaktorëve bërthamorë pas katastrofës në Fukushima dhe cunamit të vitit 2011 .

Megjithatë, ndërsa vendi pret zgjedhjet dhe rritja e çmimeve të energjisë po shtrydh buxhetet e votuesve, Kishida tha se energjia bërthamore do të jetë pjesë e politikave të ardhshme në këtë sektor.

Sipas kryeministrit japonez, Japonia do ta trajtojë “natyrën e cenueshme të vetë-mjaftueshmërisë së saj energjetike” duke zgjeruar burimet nga të cilat blen energjinë, duke promovuar burimet e rinovueshme të energjisë dhe duke përdorur energjinë bërthamore për të diversifikuar burimet e saj. ”

Deklaratat lideri japonez i bëri ndërsa i drejtohej një auditori në qytetin e Londrës ku edhe u bëri thirrje investitorëve që të kthejnë sytë nga Japonia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!