Japoni/ Mbajti disa persona peng në një postë, arrestohet i moshuari

schedule18:38 - 31 Tetor, 2023

schedule 18:38 - 31 Tetor, 2023

Policia japoneze ka arrestuar një 86-vjeçar, i cili mbajti peng disa persona në një zyrë postare, ndërsa më herët thuhet se ka hapur zjarr në një spital dhe ka plagosur dy persona.

Pas një përplasjeje tetë orëshe në Warabi, jashtë Tokios, policia tha se më në fund e arrestoi burrin pas orës 22:00 (koha lokale), pasi rrethoi godinën trekatëshe.

“Burri u arrestua. Detajet do të jepen më vonë”, tha për AFP një zëdhënës i policisë për prefekturën Saitama jashtë Tokios. Transmetuesi NHK e identifikoi atë si Tsuneo Suzuki, 86 vjeç.

Gazeta Asahi Shimbun raportoi se policia evakuoi ndërtesën, arrestoi burrin dhe konfiskoi armën e tij. Motivi i tij nuk ishte menjëherë i qartë.

Policia beson se ai ishte i njëjti njeri që më herët gjatë ditës kishte plagosur dy persona (një mjek dhe një pacient) në një spital aty pranë përpara se të ikte me një motoçikletë.

Raportet e mediave lokale thanë se një zjarr i dyshimtë në një ndërtesë apartamentesh mund të lidhet gjithashtu me rastin.

I moshuari kishte shkuar në postë rreth orës 14:15 (koha lokale), duke pasur në posedim një armë, kishin raportuar autoritetet e qytetit.

Më vonë, ndërsa policia negocionte me burrin, pamjet televizive treguan një grua rreth të 20-tave, që besohet se ishte peng, duke u larguar nga posta pak para orës 7:30.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!