Japoni, Fumio Kishida merr drejtimin e vendit

schedule12:34 - 29 Shtator, 2021

schedule 12:34 - 29 Shtator, 2021

Ish -ministri i Jashtëm japonez Fumio Kishida fitoi zgjedhjet për udhëheqjen e Partisë Liberal-Demokrate. Kissinda, 64 vjeç, udhëhoqi në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme për kreun e ri të partisë në pushtet dhe fitoi raundin e dytë me 257 vota kundër 170 të siguruara nga kundërshtari i tij, 58-vjeçari Taro Kono.

Parlamenti pritet ta zgjedhë Kishidën kryeministër më 4 tetor. Ai pritet të marrë postin e kryeministrit pas dorëheqjes së  Yoshihide Suga pas vetëm një viti në detyrë.

Kryeministri i ri pritet të përballet me një sërë çështjesh të vështira, përfshirë rimëkëmbjen e ekonomisë së prekur nga pandemia dhe përballjen me kërcënimet që vijnë nga Koreja e Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!