Japoni, emërohet kryeministri i ri

schedule10:31 - 1 Tetor, 2024

schedule 10:31 - 1 Tetor, 2024

Lideri i ri i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni, Shigeru Ishiba u zgjodh kryeministër i ri i vendit në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve,,

Në seancën e mbajtur në Dhomën e Përfaqësuesve (Shuugin), Dhoma e Ulët e Parlamentit japonez, anëtarët e Parlamentit votuan për zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit.

Shigeru Ishiba u bë kryeministri i 102-të i Japonisë duke marrë 291 vota pro në Parlamentin prej 465 vendesh, i cili dominohet nga partia e tij LDP dhe partneri i saj Komeito.

Nëntë kandidatë, dy prej të cilëve ishin gra, morën pjesë në zgjedhjet e udhëheqjes së LDP-së të mbajtur javën e kaluar. Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Ishiba u zgjodh kryetar i ri i LDP-së duke mundur rivalen e tij, Sanae Takaichi.

Ishiba, i cili po përgatitet të shpallë kabinetin e tij të ri, do të marrë detyrën me një ceremoni që do të mbahet në Pallatin Perandorak.

Kryeministri i ri do të vazhdojë detyrën deri në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të planifikuara më 27 tetor.

-Procesi

Kreu i LDP-së dhe kryeministri Fumio Kishida njoftoi në gusht se do të japë dorëheqje me arsyetimin se skandali i fondit lidhur me donacionet politike brenda partisë kishte tronditur besimin e publikut në politikë.

Ai mori detyrën në tetor 2021 dhe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet e LDP-së javën e kaluar. Kishida dhe kabineti i tij dhanë dorëheqje mëngjesin e sotëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!