Një aeroplan bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Chubu në Japoninë qendrore pas një kërcënimi me bombë, sipas mediave japoneze duke cituar burime policore. Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Narita, në periferi të Tokios, me destinacion Fukuoka.
NHK TV raportoi se 149 udhëtarë kishin blerë bileta për fluturimin. NHK tha se telefonuesi anonim pretendonte se kishte vendosur 100 kilogramë eksploziv në ngarkesën e avionit dhe kërkoi të fliste me menaxherin ose ai do ta shpërthente. Menjëherë pas uljes, pasagjerët u larguan me nxitim nga avioni.
人生 生きてると色んなことがあるんだなー!と改めて思いました!#飛行機 #爆破 #予告 #福岡行き #成田発 pic.twitter.com/KgXUhd0J2c
— yuuta yamada (@dayamatayu) January 6, 2023
Asnjë eksploziv nuk është gjetur në bordin e avionit. Zëdhënësi i aeroportit Chubu tha se fluturimet kishin rifilluar pas një pezullimi prej katër orësh dhe incidenti është duke u hetuar.
/abcnews.al