Japoni, anulohen qindra fluturime dhe shërbime treni në pritje të tajfunit Abil

schedule09:15 - 15 Gusht, 2024

schedule 09:15 - 15 Gusht, 2024

Qindra fluturime dhe shërbime treni të planifikuara për të premten janë anuluar në Japoni. Kjo për shkak të afrimit të tajfunit Abil, i cili pritet të kalojë zonën e Tokios, që është shtëpia e afro 40 milionë njerëzve, këtë mbrëmje dhe më pas të lëvize drejt bregut lindor të Paqësorit të premten dhe të shtunën.

ANA ka anuluar tashmë më shumë se 280 fluturime të brendshme të planifikuara për të premten, duke prekur 60,400 pasagjerë, ndërsa rivalja Japan Airlines anuloi 191 fluturime të brendshme dhe 26 fluturime ndërkombëtare, duke prekur 38,600 klientë.

Shumë shërbime në rrjetin e trenave me shpejtësi të lartë pritet gjithashtu të anulohen nesër, duke përfshirë ato në seksionin e ngarkuar midis Tokios dhe Nagoya në Japoninë qendrore.

Tajfuni Abil mbërrin teksa vendi feston javën e festave të Obonit, në të cilën miliona njerëz kthehen në vendlindjet e tyre. Ai gjithashtu vjen disa ditë pasi stuhia tropikale Maria shkaktoi reshje rekord në Japoninë veriore.

Japonia goditet rregullisht nga tajfunë të fuqishëm që mund të shkaktojnë rrëshqitje vdekjeprurëse dheu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!