Japonezja 12-vjeçare dhe “gjyshi” australian, rekorde në Tokio 2020

schedule12:19 - 4 Gusht, 2021

schedule 12:19 - 4 Gusht, 2021

Japonezja 12-vjeçare, Kokona Hiraki është bërë medalistja me e re Olimpike. Hiraki doli në vendin e dytë në “skateboard” duke marrë medalje të argjendtë.  Në vendin e tretë u rendit britanikja 13-vjeçare Sky Brown, e cila është medalistja më e re Olimpike e Britanisë.

Në total, podiumi në garën e “skateboard” ishte 44 vjet, duke shënuar kështu moshën më të re në një garë në historinë e Lojërave Olimpike.

https://twitter.com/i/status/1422786436902711296

Në historinë e Lojërave Olimpike ka hyrë edhe kalorësi Andrew Hoy. 62-vjeçari arriti të fitonte medaljen e argjendtë në garat me kuaj, duke u bërë sportisti i dyte me i vjeter që merr medalje në Olimpiadë.

Australiani ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike që prej vitit 1984, duke fituar gjithsej pesë medalje. Medalisti më i vjetër në Lojërat Olimpike mbetet akoma Louis Noverraz, i cili fitoi medalje argjendi në në moshën 66-vjeçare (Meksikë 1968). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!