Japin dorëheqjen nga detyra dy prokurore të Elbasanit

schedule13:09 - 30 Tetor, 2021

schedule 13:09 - 30 Tetor, 2021

Dy prokurore të Elbasanit kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Gazetari i “ABC” Ermal Vija raporton se Ermira Tafani dhe Armanda Xhaferri kanë dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dorëheqjen nga funksioni si prokurore pranë Prokurorisë Elbasan.

Nuk dihet nëse largimet lidhen me vettingun apo arsyet janë të tjera. Ajo që dihet është që të dyja prokuroret janë të njohura.

Për Armanda Xhaferrin pak kohë më parë është kërkuar nisja e një hetimi disiplinor, ndërsa Ermira Tafani me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë është lakuar shpesh në media./ Abcnews.al