“Jap gjithçka për Interin”, mesfushori zikaltër shpreson ende te rinovimi

schedule17:42 - 16 Korrik, 2020

schedule 17:42 - 16 Korrik, 2020

Shumë lojtarë tek Interi janë në ditët e fundit të merkatos dhe po bëjnë të pamundurën që të bindin drejtuesit që të rinovojnë. Handanovic dhe Esposito janë shumë pranë rinovimit, ndërsa për mesfushorin Borja Valero, nuk ka ende zhvillime.

Spanjolli është në ditët e fundit të kontratës dhe po pret që të ulet me drejtuesit që të bisedojë për një rinovim të mundshëm, takim që duket i largët.

Për “Gazzetta Dello Sport”, Valero tha se do të japë gjithçka për Interin në fushën e lojës, por deri më tani, nuk ka rinovuar ende: “Po pres që së bashku me agjentin tim të flasim me drejtuesit. Deri më tani, nuk ka zhvillime. Unë gjithmonë kam dhenë gjithçka për Interin në fushën e lojës dhe dua të vazhdoj ta bëj diçka të tillë”, përfundoi spanjolli../abcnews.al